Nuhiu: Përgjegjësitë e humbjes i marr unë

Nuhiu: Përgjegjësitë e humbjes i marr unë

Llapi ka shënuar fitore të thellë ndaj Dritës me rezultat 4-1.

Drilon Fazliu hapi llogarinë e golave në minutën e 9’të pas asistimit të Festim Alidemës.

Mysafirët barazuan shpejt duke realizuar me anë të Simonovskit në minutën e 17’të të takimit.

Skuadra e Batatinës shënoi edhe tre gola tjerë deri në fundin e pjesës së parë.

Neto [26′], Shabani [38′] dhe Rivera [43′] shënuan për epërsinë e thellë të llapjanëve.Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Dritës, Adrian Nuhiu i cili tha se përgjegjësitë e humbjes i merr ai si trajner.

“Të gjitha përgjegjësitë i marr unë si trajner, duhet të përmirësohemi dhe të vazhdojmë, kampionati ka vështirësi, në momente kur je keq duhet të reagosh dhe të ngritesh. Falenderoj “Intelektualët” për madhështinë e treguar duke na përkrahur vazhdimisht sot”, tha Nuhiu.

Shpërndaje në: