Nuhati prapanicën, ndërsqetullat dhe organin gjenital: Ja si u arsyetua Low për veprimet e tij
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low bëri një sqarim të çuditshëm kur u pyet për veprimet e tij të gërditshme që i kishte bërë ndër vite.
Strategu 61-vjeçar ishte në qendër të polemikave rreth veprimeve të tij gjatë Euro 2016 në Francë.
Loë u kap nga kamerat duket futur duart si para dhe mbrapa në pantallona e tij në fitoren 2-0 të Gjermanisë ndaj Ukrainës në Stade Pierre-Mauroy në Lille.
“Unë pashë edhe fotografitë dhe padyshim që ndonjëherë i bën gjërat në mënyrë të pandërgjegjshme. Ndodhi dhe më vjen keq”, ka thënë trajneri i Die Manschaft.
“Ishte adrenalinë dhe përqendrim. Unë do të përpiqem të sillem ndryshe në të ardhmen”.
Biokimisti, Dr Patrick Healy ka thënë për SB Nation në atë kohë: “Unë nuk kam bërë ndonjë hulumtim për këtë, por nuk mund të shoh ndonjë arsye që adrenalina do ta bënte atë”.
“Nuk ka asnjë kuptim fare. Shpjegimi i vetëm është se ai kishte bërë sjellje idioteske”.
Low, i cili pasoi Jurgen Klinsmann si trajner i Gjermanisë në vitin 2006, do të tërhiqet nga posti i strategut kombëtar pas Euro 2020 dhe vendin e tij do e zë Hansi Flick.