Novak Gjokoviq fiton Wimbledonin: Bëhet tenisti më i madh i të gjitha kohërave bashkë me Federerin dhe Nadalin

Novak Gjokoviq fiton Wimbledonin: Bëhet tenisti më i madh i të gjitha kohërave bashkë me Federerin dhe Nadalin

Novak Gjokoviq ka arritur të fitojë ndeshjen finale të Wimbledonit të sivjetmë për t’u kurorëzuar me titullin e 20 grand slam.

Ai në finale e mposhti 3-1 në sete tenistin italian Mario Berrettini.

Gjokoviq ia doli të fitonte me lehtësi dhe tashmë ka arritur numrin rekord të Grand-Slameve që e ka zvicerani Roger Federer bashkë me spanjollin Rafa Nadal., përcjell Periskopi.

34 vjeçari i lindur në Kosovë kësisoj ka gjasa të mira të bëhet tenisti më i mirë i të gjitha kohëve nëse fiton vetëm edhe një grand-slam. Ky është trofeu i gjashtë në Winbledon.

Tashmë, Gjokoviq është tenisti më i mirë i të gjitha kohëve bashkë me zviceranin Roger Federer. /Periskopi

Shpërndaje në: