Notari Telaku e mbylli eksperiencën në Lojërat Mesdhetare
Alush Telaku e ka zhvilluar sot garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare.
Notari kosovar garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin e 19-të në “Oran 2022”.
Koha e tij ishte 59.70.
Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit kosovar, i cili i fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.
Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.
Siç njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, pjesa e mbetur e ekipit do të niset për në Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse.