Nota e Amir Rrahmanit pas humbjes së Napolit kundër Atalantas në Kupën e Italisë
Atalanta është finalisti i dytë i Kupës së Italisë.
Skuadra nga Bergamo e ka zhvilluar sonte ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kësaj gare.
Ndeshja që u zhvillua në “Gewiss Stadium” i takoi vendasve me rezultat 3:1.
Ndryshe, Amir Rrahmani luajti 90 minuta sonte për Napolin, kurse Elseid Hysj vetëm 42 minuta.
Ndërkaq, Berat Gjimshiti tek Atalanta ishte titullar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes.
Për paraqitjen e tij 90 minutëshe, Rrahmani u vlerësua me notën 6.6, kurse Hysaj me notën 6.5.
Kurse, Gjimshiti u vlerësua me notën 6.8.
Ndryshe, Atalanta në finale të Kupës së Italisë luan ndaj Juventusit.