Norwich City ulë çmimin e Milot Rashicës

Norwich City ulë çmimin e Milot Rashicës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka mbetur në njëfar mënyre pa skuadër edhe pse ka kontratë me Norwich Cityn.

Rashica nuk e do rikthimin në Angli, prandaj është duke kërkuar skuadër të re dhe Superliga e Turqisë është objektivi i tij kryesor.

Gazetari turk, Nevzat Dindar thotë se tashmë skuadra e Norwich Cityt ka ulur çmimin për futbollistin kosovar. Dikur kërkonte 12 milionë euro, tani ka rënë në 10 milionë euro.

Kurse oferta e Galatasarayt shkon vetëm në 6.5 milionë euro dhe kjo është arsyeja kryesore pse është vonuar marrëveshja e Rashicës me ekipin që fitoi titullin kampion sezonin që lam pas.

Kujtojmë që situatën e Galatasarayt po e monitoron nga afër edhe Fenerbahce, të cilët kanë filluar kontaktet me agjentët e lojtarit “Dardan”.

Shpërndaje në: