Norwich City publikon video interesante ‘prapa skenave’ të prezantimit të Milot Rashicës

Norwich City publikon video interesante ‘prapa skenave’ të prezantimit të Milot Rashicës

Milot Rashica është futbollist i Norwich Cityt, pasi kompletoi transferimin këtë verë.

Futbollisti nga qyteti u Vushtrrisë u largua nga Werder Bremeni këtë verë për t’iu bashkuar Norwich Cityt në Premierligë.

Tashmë, reprezentuesi i Kosovës është akomoduar mjaft mirë në Angli.

Klubi i Premierligës ka publikuar një video gjashtëminutëshe ku shihet vushtrriasi në ditët e para në Norwich.

Prezantimi zyrtar, konferenca e parë, vetura e tij e re dhe shumë detaje të tjera mund të shihni në këtë përmbledhje që ka bërë Norwichi për lojtarin kosovar.

Shpërndaje në: