Norvegjia është kampione e botës në hendboll
Norvegjia është kampione e botës në hendboll. Hendbollistet e Norvegjisë të dielën mbrëma në finale të Botërorit e mposhtën Francën me shifrat 29:22.
Botërori i 25-të i hendbollisteve është zhvilluar prej 1 korrikut në Spanjë, ndërsa finalja është luajtur në qytetin Granollers.
Henny Ella Reistad ishte më efikasja te Norvegjia me gjashtë gola. Ndërsa te Franca u dallua me efikasitet Allison Pineau me katër gola.
Në të vërtetë, norvegjezet te titulli i botës arritën vetëm në pjesën e dytë, në të cilën ishin të pandalshme. Pjesa e parë e takimit përfundoi 16:12 për Francën. Franca dukej në rrugë të mirë për ta fituar titullin, por Norvegjia u paraqit fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti te fitorja bindëse.
Për Norvegjinë është titulli i katërt. Katër tituj i ka edhe Rusia, ndërsa nga tre tituj i kanë Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Lindore. Norvegjia i ka edhe katër medalje të argjendta dhe tri të bronzta. Tashmë është përfaqësuesja më e suksesshme e hendbollisteve në histori.
Vendi i tretë i takon një tjetër përfaqësueseje skandinave, Danimarkës. Danimarka në ndeshjen për vend të tretë e mposhti Spanjën me rezultat 35:28.
Rikthimi që ka bërë Norvegjia në pjesën e dytë vlerësohet prej më befasuesve në historinë e Botërorëve. Kampionia olimpike, Franca, ka shënuar vetëm gjashtë gola në pjesën e dytë.