Nora Gjakova: Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës

Nora Gjakova: Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës

Nora Gjakova, kampionia olimpike në xhudo, ka thënë disa fjalë pasi zbriti në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Gjakova ka falënderuar gjithë popullin kosovar për mbështetjen që i kanë dhënë, por edhe familjen e saj që e ka drejtuar në rrugën e sportit – duke mos lënë anash as të madhin Driton Kuka.

“Falënderoj kryeministrin për pritjen. Falënderoj trajnerin Driton Kuka që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe na ka dhënë mundësi të shijojmë medalje olimpike. Dua të falënderoj edhe familjen time që kanë zgjedhur të më drejtojnë kah sporti, për edukimin tim”, ka thënë Gjakova, përcjell Periskopi.

Tutje, ajo ka bërë një dedikim të veçantë për medaljen e saj. Ajo shkon për gjithë popullin e Kosovës.

“Faleminderit shumë, faleminderit popullit sepse kemi ndje gjithmonë mbështetjen e secilit. Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, shtoi Nora.

Nora tashmë do të ketë synimin në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris, në vitin 2024. /Periskopi/

Shpërndaje në: