Nora Gjakova e pandalshme, siguron gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike

Nora Gjakova ka siguruar gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike në xhudo, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo në çerekfinale mundi xhudisten sllovake, Kaja Kajzer me IPPON, duke qenë më e mirë gjatë gjithë duelit.
Ajo fillimisht mori një ëaz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me IPPON për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Gjakova në raundin e dytë pati punë me xhudisten nga Holanda, Sanne Verhagen, kurse raundin e parë e kaloi pa luftë.