Nora e Distria nderohen me titullin ‘Nderi i Republikës’ – Distria merr edhe medaljen presidenciale

Nora e Distria nderohen me titullin ‘Nderi i Republikës’ – Distria merr edhe medaljen presidenciale

Xhudistet kosovare, Nora Gjakova e Distria Krasniqi janë nderuar me titujt më të lartë nga presidentja Osmani.

Në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, kampionet olimpike Nora Gjakova e Distria Krasniqi, janë nderuar për punën e tyre, shkruan Periskopi.

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë titullin ‘Nderi i Republikës’ për të dyja xhudistet kosovare.

Për Distria Krasniqin ajo ka dhënë edhe medaljen presidenciale, pasi ajo nuk kishte mundur ta pranonte më herët.

Kosova nga sot do të ketë edhe Qendrën Nacionale të Xhudos, në qytetin e Pejës. /Periskopi/

Shpërndaje në: