Nora e Akili: Të gëzuar që po e çojmë medaljen olimpike në shtëpi

Nora e Akili: Të gëzuar që po e çojmë medaljen olimpike në shtëpi

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova shkëlqeu sot duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Lojërat OIimpike “Tokyo 2020”.

Nga tragjedia me autobus e mërgimtarëve, Nora solli pak lumturi për gjithë popullin shqiptar duke e fituar medaljen e dytë të artë në këto Lojëra Olimpike dhe të tretën në histori.

Në anën tjetër, edhe vëllau i saj, Akil Gjakova tregoi performancë fantastike, por në fund i mungoi fati dhe u rendit në vendin e shtatë, një rezultat i kënaqshëm, ndonëse synimi ishte medalja olimpike.

Në një intervistënë T7, Nora dhe Akil Gjakova treguan rreth përjetimeve gjatë kësaj dite të suksesshme të sportit kosovar në Lojërat Olimpike të Tokyos, e që u arrit falë tyre.

Pas dy ditësh do të garojë edhe Loriana Kuka dhe shpresat që Kosovës t’i shtohet edhe një medalje olimpike nga Tokyo janë mjaft të mëdha.

Falë Distrias dhe Norës, Kosova renditet në vendin e tetë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse deri tash, duke lënë prapa shtete shumë të mëdha.

Për ta parë videon klikoni këtu.

Shpërndaje në: