Nora dhe Akili për medalje: Ja në çfarë ore zhvillojnë ndeshjet, mund t’i përcillni direkt në këtë kanal

Nora dhe Akili për medalje: Ja në çfarë ore zhvillojnë ndeshjet, mund t’i përcillni direkt në këtë kanal

Nora dhe Akil Gjakova mund të bëhen sportistët e parë në histori të sportit kosovar që fitojnë medalje në Lojërat Olimpike.

Xhudistët tanë nga ora 10:00 do të mësojnë fatin e tyre, nëse do të mund të kenë shansin që të luftojnë për medalje.

Fillimisht, Nora është vetëm një fitore larg medaljes olimpike, derisa shihet si favorite për ta rrëmbyer atë, transmeton Periskopi.

Xhudistja në rrethin tjetër, ku edhe mund të sigurojë medalje olimpike, do të takohet me Tsukasa Jpnyoshidan e Japonisë.

Në anën tjetër, Akili do të tentojë që të fitojë të bronztën përmes represazhit, po ashtu nga ora 10:00 në përballjen me Rustam Orujov i Azerbajxhanit.

Programi fillon nga ora 10:00 dhe mund ta ndiqni direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: