‘Non Grata’ i Kosovës, Andi Zeqiri luajti për Zvicrën sonte – helvetikët kualifikohen direkt në Botëror

‘Non Grata’ i Kosovës, Andi Zeqiri luajti për Zvicrën sonte – helvetikët kualifikohen direkt në Botëror

Në Swissporarena, Zvicra ishte nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen që përcaktoi fituesin e Grupit C, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Zvicra 4-0 Bullgaria.

Golat për vendasit i shënuan Okafor 48′, Vargas 57′, Itten 72′ dhe Freuler 90+1.

Teksa, në këtë ndeshje u paraqit edhe Andi Zeqiri, i cili u inkuadrua në minutën 79’të.

Kështu, Italia mbetet e dyta në grupin C me 16 pikë, dy më pak se Zvicra që kualifikohet direkt në Botëror.

Kampioni i Evropës, Italia kualifikimin në Kupë të Botës tani do ta kërkojë përmes play-offit, e që do të jetë më e vështirë.

Shpërndaje në: