Nokia 7 vjen me teknologjinë “Dual-sight”

Nokia 7 vjen me teknologjinë “Dual-sight”

Kompania finlandeze, HMD Global, e cila ka në pronësi brendin Nokia, ka shtuar edhe një model në linjën e vet të telefonave.

Kompania edhe zyrtarisht ka prezantuar Nokia 7 në Kinë.  Modeli Nokia 7 është i vendosur ndërmjet modeleve  Nokia 6 dhe Nokia 8, dhe i takon segmentit të mesëm të tregut.

Dizajni i telefonit Nokia 7 është i ngjashëm me modelet nga linja, me shtëpizë alumini dhe mbrojtje Gorilla Glass. Pajisja ka ekran 5.2 inç me rezolucion Full HD LCD, procesor Qualcomm Snapdragon 630, 6GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje.

Në anën e pasme të telefonit ndodhet kamera 16MP me lente Zeiss dhe blic dual-tone LED, derisa në anën e përparme ka kamerë 5MP.

Karakteristikë interesante është se telefoni përdorë teknologjinë “Dual-sight”, e cila përdoruesve iu mundëson krijimin e fotografive dhe njëkohësisht të përdorin kamerën e parme dhe të pasme. Nokia këtë e quan “Bothies”. Telefoni ka certifikatë IP54 për mbrojtje nga pluhuri dhe uji, port USB Type-C, hyrje 3.5mm dhe bateri 3000mAh.

Telefoni Nokia 7 do të dalë fillimisht në Kinë, ku prej datës 25 tetor do të shitet me çmim prej rreth 380 dollarësh për modelin 4GB RAM dhe rreth 410 dollarë për modelin 6GB RAM.

HMD Global tash pritet të bëjë të ditur se kur Nokia 7 do të jetë i pranishëm në tregjet tjera.

Shpërndaje në: