Nokaut eksorcist: Shqiptari gati sa nuk ia nxjerr ‘shpirtin’ nga trupi kundërshtarit me grushta brutal

Nokaut eksorcist: Shqiptari gati sa nuk ia nxjerr ‘shpirtin’ nga trupi kundërshtarit me grushta brutal

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj ka dhuruar një paraqitje brilante për të fituar meçin kundër ukrainasit, Dimitri Serguta, të cilin e mposhti me nokaut në rundin e shtatë.

Uldedaj dhuroi një mori grushtesh brenda pak sekondash duke e çrregulluar totalisht ukrainasin, i cili dukej sikur po i nënshtrohej ndonjë rituali eksorcist në atë moment, transmeton Periskopi.

Kjo ishte fitorja e 14-të e 23-vjeçarit që bokson në kategorinë “Cruiser”, deri në 90 kilogram.

Përndryshe, bilanci i Uldedajt është 14-0-0, teksa pesë meçe i ka mbyllur me nokaut. /Periskopi.com/

KLIKONI më poshtë te opsioni VIDEO.

VIDEO

 

Shpërndaje në: