Nokaut direkt nga ‘xhehnemi’: Grushti aq i fuqishëm, sa që boksierit ia ka fshirë memorien
Pas meçit të muajit të kaluar mes YouTuberit, Jake Paul dhe Tyron Woodley, trajneri Din Thomas ka thënë se boksierit nuk i kujtohet asgjë nga nokauti brutal nga Paul.
Paul lansoi një të djathtë brutale në rundin e gjashtë, me Woodleyn prapa në rezultat në të gjitha rezultatet e gjyqtarëve, transmeton Periskopi.
Thomas tha për ‘Sirius XM’: ”Mendoj se ai kaloi nëpër emocione të ndryshme. Mbaj mend që po qëndroja brenda ringut posa ndodhi ngjarja dhe ai ishte ‘jo, jo, kur do të dalë përsëri?’
”Ai as që e dinte, menjëherë pasi ndodhi, ai mendoi se ishte mes rundeve dhe jam i sigurtë se ai po hamendësonte pse të gjithë ishin futur në ring.”
Woodley u fut në këtë meç vetëm dy javë pasi u paralajmërua, me Paul që fillimisht ishte konfirmuar si rival i vëllait të Tyson Furyt, Tommy.
Fury nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të tërhiqej nga përballja pasi konfirmoi se kishte një infeksion bakterial në gjoks dhe brinjë të thyer. Megjithatë, 22-vjeçari synon të luftojë ende me Jake Paul në të ardhmen.
Sa i përket Tyron Woodleyt, ka qenë një rënie e madhe për 39-vjeçarin, duke humbur të dyja betejat e tij me Paul, me humbjen e parë që vjen në gusht me një vendim të ngushtë të pikëve.
Nokauti nga Paul shënoi herën e parë që Woodley ishte nokautuar në më shumë se nëntë vjet, me 24-vjeçarin që tani kishte ndaluar të katër kundërshtarët e tij profesionistë në ring. /Periskopi.com/
Time to add @JakePaul to the list KO of the Year nominees ? #PaulWoodley
(via @ShowtimeBoxing)
pic.twitter.com/lbEMO5S8qH— ESPN Ringside (@ESPNRingside) December 19, 2021