Noizy reagon ashpër: Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër ndeja

Noizy reagon ashpër: Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër ndeja

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë prezent në Durrës dhe Thumanë për t’iu gjendur nga afër të prekurve nga dy tërmetet e tmerrshme që goditën vendin.

Ai ka publikuar imazhe nga aksionet humanitare që ka ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke iu ofruar njerëzve strehim, ushqim si dhe mbështetje morale.

Ndërkohë, ai së fundmi duket të jetë i inatosur me disa persona, të cilët pas vizitën në vatrën e tërmetit duket se i janë drejtuar argëtimit.

Në një status të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i cili ka jetuar në Durrës shkruan me thumbim ndaj këtyre personave.

“Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër party jashtë shtetit. Super k*rva si jem dhe femra”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram.

I njëjti më pas ka vendosur që ta fshijë këtë postim, i cili duket të jetë bërë në inatosje e sipër.

https://www.instagram.com/p/B5W_JAXJCHj/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Shpërndaje në: