Noizy e sulmoi publikisht Meriton Mjekiqin, ndërsa ky i kthen menjëherë përgjigje
Meriton Mjekiqi i kthen përgjigje Noizy-t duke e ‘thumbuar’ atë.
Rep artisti i njohur shqiptar, Noizy reagoi pas diss-it që reperi Big Kik, si i ftuar i Meriton Mjekiqit së fundmi, shkruan lajmi.net.
Reperi shkroi se Big Kik u largua vetë nga grupi pasi hapi studion e tij dhe me këtë rast thumboi edhe moderatorin e emisionit.
Noizy tregoi se Meritoni i ka shkruar shumë herë për ta ftuar në emision, por ky i fundit nuk e ka pranuar se nuk ia vlen.
“Sa qef kan te bohen viktim në sy të tjerve …mos harroni se çudia ma e madhe zgjat 2 dite. Ty ste largoj njeri por ike vet, hape studion tate në shpi dhe nuk je bo I gjallë apo Harrove? Kaq eshte historia vertet. Pasi Hape studion tate të urova fat dhe të vaZhdoje rrugen. Ti OTR ske qen naj her dhe Kurr sdo jesh. Ke qen nje artist qe ke kerku suport si shume tjer. Se ca flet neper emisione me marr vemendje nuk e di. Nuk haet me 2 lug. Dhe mos harro qe une di gjithcka: Edhe Kur ke qen me ne, ke fol me armiqt tone, “me kamer” por s’te kemi bo gjo se je beb”, tha Noizy.
“A ka emision që nuk përmendet Piktura madhe? Noizy’s show. Kush mund ta bëj një përmbledhje sa here është përmendur emri im në atë emision? Bashkë me sa herë është fol ose janë gjujt kunja kundra meje? Ma shumë herë sa ka pas të ftum besoj. Më fal qe s’ta kam pranu ftesën m’ke shkrujt nja 10 her. Po sja vlen”, vazhdoi ai.
Më pas reperi publikoi një foto të nga studioja e emisionit, ku dallohej se e kishte modifikuar emrin e tij nga “Gjoni Black Entertainment” në “Noziy Black Entertainment”.
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Meriton Mjekqit, i cili po ashtu i është kthyer Noizy-t me thumba. Ai e ka cilësuar reperin si fans të emisionit e madje e ka falenderuar publikisht që i ndjek çdo të diel.
Më pas ai ka publikuar foton e një ilaçi “Oki” dhe ka shkruar “I kalon” shoqëruar me të qeshura.