Ndërron jetë profesor Liman Rushiti
Ka ndërruar jetë profesori Liman Rushiti.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PDK`së Elmi Reçica
Rushiti ka qenë një figurë e shquar e historiografisë shqiptare dhe punonjës shumëvjeçar i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Liman Rushiti, mikut dhe bashkëvendasit tim, një figurë e shquar e historiografisë shqiptare dhe punonjës shumëvjeçar i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë.
Me përkushtimin e tij të palodhur, profesor Limani dha kontribut të çmuar në ndriçimin e ngjarjeve historike të popullit shqiptar, veçanërisht në studimin e Lëvizjes Kaçake. Vepra dhe trashëgimia e tij do të mbeten një pasuri e madhe për brezat e ardhshëm.
Ngushëllimet më të thella familjes Rushiti, miqve dhe të gjithë kolegëve! /Periskopi/