Lideri i arratisur i ISIS, Al-Bagdadi dyshohet se u vra gjatë një sulmi në Siri

Ushtria amerikane ka zhvilluar një operacion kundër liderit të arratisur të grupit të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Bagdad, raportojnë mediat amerikane.
Pretendimet për një sulm kundër Abu Bakr al-Bagdadi nuk janë konfirmuar ende, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë thanë se presidenti Donald Trump do të bënte të dielën një “deklaratë të madhe”, duke mos dhënë detaje të tjera.
Trump pastaj ndau me njdekësit një cicërimë në Twitter ku shkroi “Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur!”, ndërsa nuk tregoi se për çfarë është fjala.
Disa zyrtarë në kushte anonimiteti kanë thënë se forcat amerikane synuan të sulmojnë drejtuesin ISIS, në veri-perëndim të Sirisë, por nuk mund të konfirmonin se ai është vrarë, shkruan BBC, përcjellë Periskopi.
Udhëheqësi i ISIS është raportuar gabimisht se ka vdekur në më herët.
Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar as që ka ndodhur një operacion, as vrasjen e Bagdadit.
Në tetor 2011, SHBA. zyrtarisht e shpallën atë një “terrorist” dhe ofruan një shpërblim prej 10 milion dollarë (5.8 milion;; 7.3 milion euro) për informacione që çojnë në kapjen ose vdekjen e tij.
Bagdadi ka një reputacion si një teknik shumë i organizuar dhe i pamëshirshëm i fushës së betejës.
Ai lindi pranë Samarra, në veri të Bagdadit, në 1971 dhe emri i tij i vërtetë është Ibrahim Aëad al-Badri.
Raportet sugjerojnë se ai ishte një klerik në një xhami në qytet rreth kohës së pushtimit të udhëhequr nga SHBA në 2003. /Periskopi