Njohësit e drejtësisë- Qeverisë: Ngritja e aktakuzës për Banjskën është bërë në kohë rekorde
Është ngritur aktakuza ndaj 45 personave të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit që ndodhi në shtatorin e vitit të kalaur. Lajmi është konfirmuar nga Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurisë Speciale. Për ngritjen e kësaj aktakuze, Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka sulmuar Porkurorinë për shkak të zvarritjes së procesit, shkruan Periskopi.
Por kështu nuk mendojnë njohësit e drejtësisë. Gjatë një interviste për Periskopin avokati Arbër Jashari ka vlerësuar se kjo aktakuzë është ngritur në kohë rekord.
“Kam qenë nga ata të cilët e kom pa kompleksitetin e një hetimi penal, e një hetimi kaq të rendësishem dhe kaq të madh penal e kam ditë që në aktakuzë profesionale nuk mund të kryhet kaq shpejtë, nuk është vonu ka afat 3 vite, përkunder se e kanë bërë për një kohë të shpejtë dhe rekorde është për të ardhë keq se disa herë si pasojë e mos qëllimeve politike ose moskuptimit të procedurave disa politikan e kanë shfrytëzuar dhe ataku Prokurorinë Speciale dhe e kanë akuzu për neglizhencë të këtij rasti, mirëpo për këto çështje drejtesia e do kohën e saj, sepse këto çështje nuk bëhen shpejtë e shpejtë, se sa ma shpejtë bëhen janë mundësitë me gabu e pastaj këto gabime janë të mëdha të cilat mund të kushtojnë procedures në tërësi dhe mund ta demtojë proceduren penale edhe pastaj mbrojtja në procedurë penale mund ta shfrytëzojë në dobi të të pandehurve dhe në dëm të drejtësisë”, tha Jashari për Periskopin.
Sipas Jasharit tani sfiduese do të jetë arrestimi i 45 personave dhe vënja e tyre para drejtësisë, pikërisht për faktin se Kosova nuk ka bashkëpunim juridik ndërkombëtarë në çështjen penale me shtetin e Serbisë.
“Nuk kemi bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjen penale me shtetin e Serbisë, dhe Serbia duhet të refuzojë deri në një formë që këta persona t’i arrestojë mund të ndodh që ndonjëri prej tyre të arrestohet në një vend të tretë dhe me pastaj ekstradimi t’i përcillet Kosovës, por për të mos shkuar puna huq e Prokurorisë jepet mundësia edhe e gjykimit në mungesë në kushtet dhe rrethanat që i ka parapar kodi i procedures penale gjegjësisht neni 303 paragrafi 7 i parasheh situatat ku mund të parashtrohet gjykimi mungsë”, shtoi Jashari.
Njëjtë sikur avokati Jashari mendon edhe avokati Skender Musa i cili për Periskopin tha se kjo aktakuzë është ngritur në afat rekord, duke theksuar se sulmet e Qeverisë Kurti ndaj Prokurorisë janë diktatoriale.
“Nuk ka qenë një proces i vonuar sepse po shihet që janë 45 persona të akuzuar. Ka pasur një numër të madh të provave që është dashur të shqyrtohen dhe është në afat ligjor ngritja e aktakuzës, madje është brenda vitit, që është një aktatakuzë që është ngrit në afat rekord sa i përket ndërhyrjeve politike të qeverisjes kjo është një ndërhyrje e paskrupullt e Qeverisë të institucioneve të pavaruara dhe kjo tregon që kemi një qeverisje që ka poenta të qeverisjes diktatoriale, që ndërhyn në sistemin e drejtesisë është mirë që Prokuroria Speciale nuk ka rënë në presionet e tyre për shkak se aktakuza nuk mund të ngritet për terrorizëm ma shpejtë se një vit nuk është një flet ose dy, por është aktakuzë gjithëpërfshirëse dhe mund të përmbajë të gjitha elementet: veprat penale dhe karakteristikat për secilin person, kontributin e personit brenda strukturës organizative të grupit terrorist, mjetet me të cilat është kryer është dhënë urdhëri dhe me kënd kanë bashkëpunu.“, tha Musa për Periskopin.
“Pas ngritjes së aktakuzës caktohen seanca në Gjykaten Themelore në Prishtinë në Departamentin Special i cili është organ i autorizuar që të merret me vepra penale të terrorizmit dhe vepra të tjera të natyrave të rënda që cenojnë interesat e Republikes së Kosovës . Ngritja e sotshme e aktakuzës dhe vënja në krye të listës së udheheqësit të grupit terrorist Milan Radoiçiq është një hap i madh, është një procedur jashtzakonisht e rënd ndoshta për sigurimin e të arratisurve para organeve të drejtësisë por megjithatë për të gjitha këta janë leshuar urdher arrestet qofshin vendore apo nderkombëtare dhe detyrimisht një periudh jo të gjatë mund të dalin para organeve të drejtësisë. Me kodin e ri të procedures penale njihet edhe gjykimi në mungesë i cili mund të aplikohet mirëpo cilën rruge ndjekë Prokuroria dhe Gjykata mbetet të shihet në vazhdim”, shtoi ai.
Kujtojmë se 24 shtator të vitit të kaluar gjatë sulmit terrorist ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.