Njohësi i Fytyrave gabon 96% në identifikimin e kriminelëve – Reagon Policia
Teknologjia e Njohësit të Fytyrave ka keq-identifikuar anëtarët e publikut si kriminel potencialë në 96% të rasteve deri tash, ka gjetur hulumtimi.
Policia Metropolitane ka thënë që software-i kontrovers mund të ndihmojë në gjurmimin e kriminelëve të kërkuar dhe të reduktojë dhunën, por kritikën kanë akuzuar që po shpenzohen kot paratë publike dhe se po shkelen të drejtat e njeriut, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Deri tash kostoja ka mbërritur në 222 mijë funte në Londër dhe aplikacioni është subjekt i një sfide legale.
Në tetë procese gjyqësore të mbajtura në Londër mes 2016-s dhe 2018-s, rezulton se 96% të rasteve kjo teknologji ka gabuar duke dhënë alarme që thonin se fotografia e një aksh personi përputhej me fotografitë që kishte policia në databazë.
Policia Metropolitane ka reaguar duke thënë se ishte e vetëdijshme që saktësia ishte e ulët dhe se po zhvillohej një debat në lidhje me këtë teknologji të re.
Ajo ka shtuar se do të bënte një vlerësim të plotë e të pavarur dhe më pas do të arrinte në përfundimet e caktuara.
Edhe një nxënës 14 vjeçar i zi ishte mes të piketuarve si kriminel potencial pasi ishte keqidentifikuar. /Periskopi