Njofton Microsofti: Internet Exploreri do të dalë në pension (përsëri)
Internet Exploreri i Microsoftit më në fund do të dalë në pension vitin e ardhshëm pas më shumë se 26 vitesh në funksion, ka deklaruar gjiganti teknologjik.
Makina kërkimore veterane ishte lansuar me Windows 95.
Ajo nuk do të paraqitet më në versionet e Windows 10 pas qershorit 2022, ka shkruar Microsofti në blogun e saj, përcjell Periskopi.
Ky gjigant teknologjik për vite me radhë ka paralajmëruar tërheqjen e Internet Explorerit, që është kritikuar ashpër për ngadalësinë në përdorim.
Në vitin 2019 u vlerësua që rreth 8 për qind e njerëzve ende po e përdornin atë.
Zëvendësuesi i tij, Microsoft Edge, ka një modalitet të Internet Explorerit që do të vazhdojë së funksionuari./Periskopi