Njofton Kombëtarja e Polonisë: Gerrard nuk do të jetë trajneri ynë
Steven Gerrard nuk do të jetë trajner i Poloni për shkak të mungesës së përvojës së tij menaxheriale me Kombëtare.
Ish-trajneri i Aston Villa dhe Rangers u shfaq si një objektiv kryesor për polakët për të zëvendësuar Czeslaw Michniewicz të larguar së fundmi, shkruan Periskopi.
‘SunSport’ zbuloi se stafi i Polonisë kishin shtuar Gerrard në listën e tyre të ngushtë të menaxherëve për të zëvendësuar Michniewicz.
Por kreu i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, ka zbuluar se ata po kërkojnë të emërojnë një trajner me përvojë të mëparshme me Kombëtare.
Gjatë një paraqitje në RMF FM , ish-mesfushori i Bardhekuqve tha: “Kandidati është nga jashtë”.
“Do të doja që vendimi të merret sot ose nesër, por varet nga pala tjetër”, shtoi ai.