Njofton Abdixhiku: Me 11 janar hapim fushatën, ndryshimi po vjen

Njofton Abdixhiku: Me 11 janar hapim fushatën, ndryshimi po vjen

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se me datë 11 janar do ta hapin fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Republika jonë është vet ëndrra jonë!
Ndryshimi sot është misioni jonë!

Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!

Ejani. Ky është momenti ynë!
Ndryshimi po vjen! ✌️

Shpërndaje në: