Njihuni me ushqimet që i bëjnë njerëzit të lumtur
Nëse kur ishim të vegjël na thuhej se nëse hanim fruta dhe perime do të ishim të lumtur, kjo gjë me siguri që na është dukur gënjeshtër.
Por një studim bazuar në 45 mijë persona tregon se si duke shtuar porcionet e frutave dhe perimeve, rrite edhe dobitë, por mbi të gjithë njerëzit ndihen më të lumtur.
Është kjo ajo që thuhet në një studim të University of Leeds, dhe University of York në Britaninë e Madhe, i publikuar në revistën shkencore “Social Science and Medicine”.
Ekspertët analizuan regjimin ushqimor, stilin e jetës dhe gjendjen shëndetësore.
Rezultoi se personat që konsumonin më shpesh fruta dhe perime ndiheshin më mirë dhe më të kënaqur me jetën e tyre.
“Rezultatet tregojnë se konsumi i më shumë frutave dhe perimeve i bën mirë shëndetit fizik në afat gjatë por edhe mirëqenies mendore dhe psikologjike”, thuhet në përfundimet e studimit.