Njihuni me Pepper X’in, specin më djegës në botë

Njihuni me Pepper X’in, specin më djegës në botë

Pepper X është shpallur zyrtarisht speci djegës në botë.

Guinness World Records njoftoi se kishte zëvendësuar llojin Carolina Reaper. Të dy varietetet u krijuan nga i njëjti person, Ed Currie, sipas Sky News. 

Pepper X ka qenë një fiksim prej dekadash, ku krijuesit të tij iu deshën 10 vite për të arritur.

Është një ndërthurje e një Carolina Reaper dhe ajo që Currie e klasifikon në mënyrë misterioze si një “spec që një miku im më dërgoi nga Michigani, i cili ishte shumë djegës”.

“Unë e ndjeja djegien për tre orë e gjysmë”,tha zoti Currie, një nga vetëm pesë personat deri më tani ka ngrënë një Pepper X të tërë.

Ato ngërçe janë të tmerrshme. Unë u shtriva për afërsisht një orë në shi, duke rënkuar nga dhimbja.”

Pepper X ka një ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë me një aromë dheu.

Substanca në spec e quajtur kapsaicinë është ajo që shkakton ndjesinë e djegies kur hahet.

Nxehtësia në speca matet në njësitë e nxehtësisë Scoville, një shkallë e bazuar në përqendrimin e kapsaicinës.

Zero është i butë dhe një spec i rregullt jalapeno regjistron rreth 5000 njësi. Një habanero, mbajtësi i rekordeve rreth 25 vjet më parë, zakonisht kalon 100,000, dhe Libri i Rekordeve Botërore Guinness rendit Carolina Reaper në 1.64 milion njësi.

Rekordi i Pepper X është mesatarisht 2.69 milionë njësi.

Shpërndaje në: