Njihuni me makinën e re më të shtrenjtë në botë

Njihuni me makinën e re më të shtrenjtë në botë

Makina më e shtrenjtë në botë nuk është më Bugatti La Voiture Noire. Rolls Royce ka prezantuar makinën e re më të shtrenjtë në botë, që kushton 20 milionë paund! Modeli, i quajtur Boat Tail (Bisht varkë), është modeli i parë i një trioje makinash të personalizuara të frymëzuara nga varkat luksoze.

Sipas mediave britanike është bërë me porosi të veçantë të një çifti pasanikësh aventurierë, ndërsa flitet se bëhet fjalë për një reper amerikan.

Në pjesën e pasme të makinës përfshihet një set për të shtruar darkë, me tavolinë, frigoriferë për të mbajtur shampanjën, karrige dhe një çadër për t’u ruajtur nga dielli. Kabina është modifikuar m  kinën janë dashur 4 vite, ku çdo detaj, nga ngjyra bojëqielli deri te detajet e drunjta, janë punuar me dorë.

Të dhënat teknike të makinës më të shtrenjtë në botë

Përmasat: 5,7 metra e gjatë, 2 metra e gjerë, 1,6 metra e lartë

Në brendësi: 4 vende, 2 dyer

Motori: 6,75 litra V12 me dy turbo, rreth 570 kuaj fuqi

Marshet: 8 marshe, automatike

Shpejtësia maksimale: 250 km/h

Nga 0 në 100 km/h në 5 sekonda

Konsumi: 12,5 litra për 100 km

Shpërndaje në: