Njihuni me bimën që bën mrekulli për shëndetin tuaj
Aloe Vera është një bime medicinale që bën mrekulli për trupin tonë. Përdorimi i saj është mjaft i rëndësishëm për trajtimin e lëkurës, dhe jo vetëm.
Kjo bimë përdoret zakonisht në industritë farmaceutike dhe kozmetike. Xhel i tejdukshëm i Aloe Vera përbëhet nga rreth 96% përmbajtje uji dhe përdoret si ilaç bimor tradicional në të gjithë botën.
Është e njohur për aftësitë e saj shëruese, hidratuese dhe zbutjen e lëkurës. Ajo rritet në vendet me klimë tropikale, si edhe në ambiente të mbyllura apo të hapura, transmeton Klan Kosova.
Ja kush janë disa nga vetitë më të njohura të Aloe Verës:
1. Shëndeti i flokëve
Aloe Vera përmban enzima Proteolytic që riparojnë qelizat e vdekura në lëkurën e kokës. Ju mund të bëni një maskë të mrekullueshme për flokët duke përdorur Aloe Vera- vaj kokosi. Shërben si balsam për flokët dhe i jep atyre shkëlqim e butësi. Zvogëlon praninë e zbokthit, kruarjen e kokës dhe rënien e flokëve.
2. Humbja e peshës
3. Lëkurë e lëmuar
Kjo bime mund të bëjë mrekulli me lëkruën tuaj duke e bërë atë të lemuar dhe rinore. Ajo siguron ushqim të vazhdueshëm për lëkurën nëse aplikohet rregullisht
4. Menaxhimi i diabetit
Studimet tregojnë se bima Aloe Vera mund të përdoret për kontrollin e presionit të gjakut dhe diabetit. Ideale do të ishte që të konsumoni 2 lugë lëng Aloe Vera në ditë për të kontrolluar nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Por nëse konsultoheni me jekun tuaj do t’ju udhëzojë se sa duhet të konsumoni.
5. Shëron plagët nga prerja dhe djegia
Xheli Aloe Vera shërben për të shëruar plagët nga prerjet dhe djegiet.
Aloe Vera është bima e parë që konsiderohet si ilaç efektiv për të shëruar djegiet e shkallës së dytë, shkruan ora.