Njihuni me 3 shqiptarët që marrin pjesë në filmin “Fast & Furious 8”

Njihuni me 3 shqiptarët që marrin pjesë në filmin “Fast & Furious 8”

Filmi ‘The Fate of the Furious 8’, vazhdimi i sagës ‘Fast & Furious’, pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm në të gjithë botën, fundja ashtu siç ka qënë edhe çdo vit tjetër.

Me një kast mbresëlënës aktorësh si Vin Diesel, Hellen Mirren, Charlize Theron, Jason Statham etj, kishit menduar që në të do të kishte edhe shqiptar? E në fakt, në filmin ‘The Fate of the Furious 8’ luajnë plot tre shqiptarë, Erand Hoxha, Marko Caka dhe Erigerta Deda.

I pari ka rolin e një turistinë një nga vendet e shumta ku është xhiruar filmi ndërkohë që Marko Caka ka rolin e një operative. Erigerta Deda është shqiptarja e tretë që merr pjesë në këtë film, me rolin e një kalimtareje pranë njërës prej zonava më të populluara ku edhe do të ndodhin disa nga manovrat më të rrezikshme me makina nga aktorët kryesorë. Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen në filmin ‘Lux in Tenebris’ vitin e kaluar.

 

 

Shpërndaje në: