Njihuni me 10 hakerët më të kërkuar nga FBI

Njihuni me 10 hakerët më të kërkuar nga FBI

Njihuni me 10 hakerët më të kërkuar nga FBI

Njerëzit “Most Ëanted” nga Byroja Federale. Akuzohen për spiunim, vjedhje sekretesh ushtarake dhe për mashtrim të miliona njerëzve.

1-Peteris Sahurovs

I lindur në 1989 në Letoni, por me vizita të shpeshta në Ukrainë. Operatori informatik është i kërkuar nga FBI për “krim ndërkombëtar kibernetik” dhe për operacionet e zhvilluara në shkurt 2010 që u kushtuan shumë përdoruesve mbi 2 milionë euro. Është i njohur edhe me pseudonimin Piotrek, Piotrek89 e Sagade. Mbi kokën e tij është vënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

2- Bjorn Daniel Sundin

I datëlindjes 1978, i lindur në Suedi, sipërmarrës ëebi, është i kërkuar për mashtrim informatik me mbi 10 milionë dollarë.

Shaileshkumar P.Jain

I lindur në Indi, por qytetar amerikan, është i kërkuar për të njëjtin mashtrim si Sundin (shiko numrin 2) dhe për vjedhjen e 100 milion dollarëve

Alexsey Belan

I lindur në Riga, në Letoni, 1987, Belan ka shtetësi ruse. Ka ndërhyrë në kompjuterat e kompanive tregtare amerikane duke vjedhur të dhëna të cilat i ka rishitur. Sinjalizohet shumë i rrezikshëm nëse është në bordin e një avioni. Mbi kokën e tij është vënë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Nicolae Popescu

I lindur në Aleksandri, në Rumani, 1980, Popescu është konsideruar si shpikësi i një skeme të sofistikuar mashtrimi online që propozon makina dhe artikuj të tjerë interesantë për të të vjedhur më pas të dhëna bankare të fatkeqit. Mbi kokën e tij është vënë një shpërblim prej 1 milion dollarësh.

Farhan Ul Arshad

I lindur në vitin 1973 në Pakistan tani ndodhet në Malajzi. Flet urdu dhe anglisht. Është i kërkuar sepse ka hakëruar gjigantët e telefonisë amerikane dhe të shteteve të tjera. Ka vjedhur 50 milionë dollarë. Mbi kokën e tij është vënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

Noor Aziz Uddin

I lindur në Karaki, Pakistan, 1963. Vendi i tij i fundit ku është parë ka qenë Arabia Saudite, por mund të jetë sipas FBI-së, edhe në Malajzi ose në Itali. Akuzohet për vjedhje identitetesh dhe të mbi 50 milionë dollarëve.

Sun Kailiang

I njohur edhe si Jack Sun, është i akuzuar për spiunazh ekonomik. Është një ushtarak kinez që sipas FBI-së është futur në sistemet informatike të kompanive të impenjuara në marrëveshje ekonomike. Ka vjedhur plane të impianteve nukleare duke hakeruar email-et e viktimave.

Huang Zenyu

Është i njohur edhe si «hzy_lhx». Ashtu si Kailiang është i akuzuar për spiunazh informatik. Edhe ky një ushtarak i ushtrisë kineze.

Ëen Xinyu

I njohur si «ËinXYHappy» është ky hacker është i akuzuar për spiunazh informatik dhe që ka marrë kontrollin e kompjuterëve të shumtë për të vjedhur sekrete ekonomike dhe ushtarake.

Shpërndaje në: