Njeriu nuk mund as të pushojë si duhet: Messi ‘bombardohet’ nga fansat dhe gazetarët në aeroport

Futbollisti pa klub, Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë me familjen e tij, por vetëm sa për t’u paketuar për një pushim tjetër, pas atij në Majami dhe në Republikën Domenikane.
Heroi argjentinas pritet të nënshkruajë kontratën e re me klubin nga ‘Camp Nou’ së shpejti, transmeton Periskopi.
34-vjeçarin po e priste minibusi në aeroport, teksa kishte për destinacion rezidencën e tij luksoze në Castelldefels të Barcelonës.
Fansat që po e prisnin të dilte nga aeroporti dhe gazetarët, pyesnin vazhdimisht ”a do të qëndrosh në Barcelonë?” dhe ”a je i gatshëm për kontratën e re?”, teksa ai po i drejtohej minibusit, në prezencën e forcave të sigurisë.
Shikoni më poshtë pamjet. /Periskopi.com/
? Leo Messi acaba de aterrizar en Barcelona junto a su familia
? Se marchó el 25 de mayo, ha disputado la #CopaAmerica y regresa a España sin contrato
? @victor_nahe pic.twitter.com/aA94vgki0k
— Tiempo de Juego (@tjcope) July 28, 2021