Njeriu më i pasur në botë: Ky miliarder kaloi Jeff Bezos dhe jo, nuk është Bill Gates

Njeriu më i pasur në botë: Ky miliarder kaloi Jeff Bezos dhe jo, nuk është Bill Gates

Për vite me radhë, Jeff Bezos, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon, dhe Bill Gates, themeluesi i Microsoft, kanë qenë dy njerëzit më të pasur në botë, me Bezos i cili kryesonte prej kohësh duke u konsideruar edhe si njeriu i cili mund të bëhej trilioneri i parë në botë. Megjithatë, për momentin, në vendin e parë qëndron Elon Musk.

Aksionet e kompanisë së Elon Musk, Tesla, u rritën pasi Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga demokratët, rriti shpresat se do të nisë një “axhendë të gjelbër”. Tesla është një kompani me automjete elektrike dhe energji të pastër, me seli në Palo Alto, Kaliforni. Produktet e Tesla-s përfshijnë makina elektrike, ruajtjen e energjisë së baterisë, panele diellore dhe produkte dhe shërbime të ngjashme.

Njeriu më i pasur në botë: Ky miliarder kaloi Jeff Bezos dhe jo,

Një rritje prej 4.8% e çmimit të aksioneve të Tesla ishte e mjaftueshme për ta shtyrë Musk në vendin e parë sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, i cili ndjek ndryshimet ditore për 500 njerëzit më të pasur në botë. Pasuria neto e sipërmarrësit 49-vjeçar arriti 186 miliardë dollarë të mërkurën, duke e bërë atë 1.5 miliard dollarë më të pasur se Bezos, i cili kishte mbajtur vendin e parë që nga tetori i vitit 2017.

Pas lajmit, Elon Musk reagoi në Twitter duke thënë “sa e çuditshme” dhe “ok, rikthehemi në punë”. Musk ka thënë se ka qëllim ta përdorë gjysmën e pasurisë së tij për të “ndihmuar problemet në Tokë” dhe “gjysmën për të ndihmuar krijimin e një qyteti në Mars për të siguruar vazhdimin e jetës (të të gjitha specieve) në rast se Toka goditet nga një meteor ose Lufta e Tretë Botërore ndodh dhe ne shkatërrojmë veten”.

Njeriu më i pasur në botë: Ky miliarder kaloi Jeff Bezos dhe jo,

Musk, i cili zotëron 20% të aksioneve të Tesla-s, ishte personi i 35-të më i pasur në botë në fillim të vitit 2020. Ai gjithashtu zotëron kompaninë e raketave SpaceX, e cila po transporton astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në një marrëveshje me NASA.

Megjithatë, ekziston frika se çmimet e aksioneve mund të rriten shumë më tepër se vlerat reale dhe “flluska” mund të shpërthejë në mënyrë spektakolare, referuar një situatë të mirë, e cila nuk ka të ngjarë të zgjasë.

Shpërndaje në: