Njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” është gjyqtar i futbollit

Njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” është gjyqtar i futbollit

Insporti ekskluzivisht ka mësuar se njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” është ish-gjyqtari i Superligës së Kosovës, Benon Këpuska.

Këpuska brenda një ditë – derisa ishte në ndërrimin e natës – kishte marrë mbi 200 euro ryshfet. Më 17 tetor të vitit të kaluar, ai e kishte nisur ditën duke marrë 20 euro ryshfet.

Më vonë, duke lejuar kontrabandimin e kërpudhave, ai kishte marrë edhe 100 euro të tjera. Pas orës 21:00, duke lejuar kontrabandën e kërpudhave, polici dhe ish-gjyqtari B.K, kishte marrë 105 euro nga një shtetas i Shqipërisë, dhe i kishte ndarë me kolegët S.ZH dhe M.B.

Ndryshe, Benon Këpuska së fundi ka mbajtur detyren prej sekretari tek klubi i futsallit, Liburni.

Shpërndaje në: