Njerëzit më të këqinj

Njerëzit më të këqinj

Të martën në mëngjes, Donald Trumpi e bëri këtë tweet:

“Lajmi i ri i Rremë është që ka KAOS në Shtëpinë e Bardhë. Gabim! Njerëzit vazhdimisht do të vijnë e do të shkojnë, dhe unë dua dialog të fortë para se të marrë vendimin e fundit. Ende ka njerëz që dua të ndryshojnë [gjithnjë në kërkim të perfektes]. Nuk ka kaos, ka vetëm Energji të madhe!”

Rrena. Natyrisht që Shtëpia e Bardhë është në kaos. Vetëm se Trumpi e ka jetuar gjithë jetën e tij në një gjendje kaosi, kështuqë i duket krejtësisht normale atij. E vetmja energji që e rrethon Trumpin është vorbulla e bashkëfajësisë dhe inkompetencës.

Për më shumë, duhet të jetë e qartë për të gjithë ne në këtë pikë se përpjekjet e Trumpit për marrëdhënie me publikun për t’u përballur me një lajm të pafaborshëm është thjesht të vrapojë pas mikrofonit më të afërt – ose të kyqet në Twitter – dhe të themi që krejt e kundërta është e vërtetë, edhe kur deklaratat e tij me lehtësi provohen si gënjeshtra.

Të kesh të drejtë kurrë nuk është çështja; shpagimi po.

Vonë gjatë ditës, gjatë një konference me kryeministrin e Suedisë, Trumpi vazhdoi në këtë pikë duke thënë: “Shtëpia e Bardhë ka energji të jashtëzakonshme. Ka shpirt të mahnitshëm. Është një vend i mrekullueshëm për të punuar. Shumë, shumë njerëz e duan secilën punë të mundshme.  Edini, lexoj ku, ndoshta njerëzit nuk duan të punojnë për Trumpin, por besomëni që, çdokush dëshiron të punojë në Shtëpinë e Bardhë. Të gjithë e duan një pjesë nga Zyra Ovale. Dhe jo vetëm në kuptimin që duket mirë në rezymenë e tyre; është thjesht një vend i mahnitshëm për të punuar. Ka energji të hatashme.”

Më pas Trumpi kaloi në një tip perandori, duke folur sesa shumë e shijonte sportin e përgjakshëm të stilit të gladiatorëve të administratës që kishte:

“Është e zorshme. Më pëlqen konflikti. Më pëlqen të kem dy njerëz me pikëshikime të ndryshme, dhe padyshim që e kam një gjë të tillë. Dhe më pas e marrë një vendim. Por më pëlqen ta shohë një gjë të tillë, më pëlqen dhe mendoj se është mënyra më e mirë sesi duhet të shkojnë punët.”

Ai vazhdoi, “Unë kam dorë mbi çdo pozitë në Shtëpinë e Bardhë, dhe kam nja 10 zgjedhje për atë pozicion. Çdokush dëshiron të jetë këtu.”

Edhe kjo është rrenë. Reporterët që e mbulojnë Shtëpinë e Bardhë kanë shkruar për muaj të tërë sesi njerëzit nuk duan ose ndihen të shqetësuar për të hyrë në atë Shtëpi të Bardhë që udhëhiqet nga Trumpi.

Shkak për këtë është edhe niveli i jashtëzakonshëm i dorëheqjeve nga kjo administratë.

“Dorëheqjet në epokën e Trumpit janë trefish më shumë se në atë të Obamës dhe dyfish më shumë se në atë të Reaganit. Nëse shikojmë për arsyen e kësaj, mendoj se do të gjejmë se ai ka vlerësuar besnikërinë para kualifikimeeve dhe ka vuajtur nga një Shtëpi e Bardhë që ka funksionuar në një mënyrë kaotike.”

Kjo është saktësisht e kundërta e asaj që Trumpi na tha të ketë ndodhur.

Në prill 2016, Trumpi shkroi në Facebook, “Unë jam i vetëfinancuar dhe do të punësojë vetëm njerëzit më të mirë, dhe jo donatorët më të mëdhenj!” derisa postoi një artikull rreth shpresava të demokratëve për të punuar nën administratën e Hillary Clintonit.

Po atë muaj, kur Bob Woodward i The Washington Post pyeti Trumpin se çfarë do të bënte në 100 ditët e para, ky i fundit u përgjigj:

“O.K. Do të bëj një numër gjërash. Numër një, do të fillojë të negociojë marrëveshje të mira tregtare duke përdorur – e dini, njerëzit më të mirë.”

Në shtator të 2016-s, kur menaxheri John Paulson e pyeti Trumpin se cilat do të ishin kriteret e tij në zgjedhjen e zyrtarëve të administratës, ai u përgjigj:

“Arritjet, kompetencën e lartë, dashurinë për atë që bëjnë, si ia dalin me njerëz, referencat, mendoj se jo diçka ndryshe nga ato kritere që i shtroni kur e udhëhiqni një kompani. Nuk do të jetë ndryshe.”

Më vonë ai shtoi: “Iu vyejnë njerëz që janë vërtetë, vërtetë të aftë, dhe iu vyejnë, mendoj se kjo ka shumë të bëj me të kaluarën: çfarë keni bërë, si ka dalë ajo që keni bërë. Ju e kuptoni se çka dua të them me të, ndoshta më mirë se çdokush. Dhe na duhet t’i marrim njerëzit më të mirë.”

ABC News e bëri një video-montazhë ku e paraqiste Trumpin derisa thoshte se do të punësonte ‘njerëzit më të mirë” mbi 10 herë.

E gjithë kjo ishte një mashtrim.

Trumpi është shefi më i keq që punëson njerëzit më të këqinj: Njerëzit që rrëfejnë krimet, që në mënyrë të fshehtë veprojnë si agjentë të huaj, që i rrahin gratë dhe që nuk kanë kurrfarë ekspertize në fushën në të cilën punojnë.

Kur zgjedhni njerëz besnikë dhe lajkatarë në vend të ekspertëve dhe profesionistëve, do të keni vetëm një administratë katastrofale.

Përktheu: Periskopi nga NYT

Shpërndaje në: