Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë, ja ushqimi që konsumojnë çdo ditë!

Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë, ja ushqimi që konsumojnë çdo ditë!

Të gjithë kur ishim të vegjël, por edhe të rritur ndoshta i kemi bërë naze ushqimit. Kemi pasur disa ushqime të preferuara, ndërsa disa të tjera nuk i fusnim në gojë. Qumështi për disa persona është i preferueshëm, ndërsa për disa të tjerë nuk është zakon që ta pijnë çdo mëngjes, shkruan Revista Class.

Nëse nëna juaj ju ka këshilluar që të konsumoni sa më shumë qumësht kur ishit të vegjël, por edhe tani që jeni rritur, si gjithmonë nëna ka pasur të drejtë.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, konsumimi i produkteve të qumështit të paktën dy herë në ditë ul shanset që të bëheni obezë.

Po kështu hulumtuesit shkencorë analizuan dietat e më shumë se 7000 personave, dhe zbuluan se njerëzit që konsumonin produkte të qumështit kishin indeks më të ulët të masës trupore, sidomos pjesëmarrësit në studim që pinin qumësht të paktën dy herë në ditë kishin 37% më pak gjasa të bëheshin obezë se ata që e konsumonin më rrallë.

Dyhet të theksojmë që qumështi ka një ndikim të rëndësishëm në madhësinë e belit të njerëzve: Konsumuesit e rregullt të qumështit kishin më pak gjasa të bëheshin obezë,  një lidhje që vlen vetëm për gratë. Duhet që të konsumojmë atë lloj qumshti që ka më pak se 3.4% yndyrë

Shpërndaje në: