Njerëzit me klasë të lartë shoqërore “vlerësojnë” veten më shumë
Njerëzit me klasë më të lartë shoqëror janë “tepër vetëvlerësues” në lidhje me aftësitë e tyre.
Ata e shohin veten si më kompetent, edhe kur nuk e dinë se për çfarë po flasin.
“Avantazhet lindin avantazhe”, tha Dr. Peter Belmi nga Universiteti i Virxhinias dhe autor kryesor i studimit më të ri.
“Hulumtimi ynë sugjeron se përmes klasave sociale ‘formohen’ qëndrimet që njerëzit i mbajnë për aftësitë e tyre. Madje ka implikime të rëndësishme për mënyrën se si hierarkitë e klasave vazhdojnë nga një brez në tjetrin”, shkruan The INDEPENDENT.
Kjo do të thotë që njerëzit që kanë lindur në klasat e larta të shoqërisë kanë gjasa të qëndrojnë atje, sipas studimit të publikuar në Journal of Personality and Social Psycology.
“Në klasën e mesme, njerëzit shoqërohen për t’u dalluar nga të tjerët, për të shprehur atë që ata mendojnë dhe ndjehen dhe për të shprehur me besim idetë dhe mendimet e tyre, edhe kur nuk kanë njohuri të sakta”, tha Dr Belmi.
“Për dallim nga njerëzit e klasës punëtore që përqafojnë vlerat e përulësisë, autenticitetit dhe njohjes së vendit në hierarki”.
Gjatë hulumtimit, për të matur klasën sociale, hulumtuesit kanë marrë të dhënëa në lidhje me të ardhurat e aplikantëve, nivelin e arsimit dhe qëndrimin e perceptuar në shoqëri.
Ata bënë edhe një test dhe pas përfundimit të testit, atyre iu kërkua të shprehnin mendimin rreth performancës së tyre në një shkallë nga 1 në 100. Individët me klasë relativisht të lartë shoqërore ishin me vlerësim shumë të lartë për veten.
Ky hulumtimi mund të ndihmojë të shpjegojë pse hierarkitë e bazuara në klasë vazhdojnë brez pas brezi.
Psikologët besojnë se pabarazitë do të vazhdojnë të përjetësohen nëse njerëzit vazhdojnë të përshtatin përshtypjet e besimit me dëshmi të aftësisë.