Njerëzit kritikojnë elementet e krishtera në dasmën e Kourtney dhe Travis

Njerëzit kritikojnë elementet e krishtera në dasmën e Kourtney dhe Travis

Tashmë, është mëse normale që gjithçka Kardashians bëjnë të kthehet në lajm dhe të ndizen polemika. Këtë herë, është radha e dasmës së Kourtney me Travis, të cilët akuzohen se janë tallur me simbolet e krishterimit, të manifestuara në vellon dhe fustanin e Kourtney. Përpos simbolikës fetare, Kourt bëri këtë zgjedhje për të nderuar edhe bashkëshortin e saj, pasi elementet janë pjesë e morisë së tatuazheve që ka Travis.

Edhe pse Barker ka folur publikisht për besimin e tij dhe ritualin e lutjeve, të trashëguar edhe te fëmijët e tij, sërish çifti është përballur me kritika të shumta.

Qindra njerëz kanë shprehur mendimet e tyre në Twitter:

“Paksa e çuditshme që dasma e Kourtney ka një stil katolik dhe simbole si Virgjëresha Mari në fustanin dhe vellon e saj”, ishte një postim.

Ndërkohë, pasoi një tjetër: “Mendoj se dasma e Travis dhe Kourtney po tallet me fenë katolike. Ata nuk përfaqësojnë fare njerëzit besimtare, ndaj duket si po tallen. Nuk jam katolike, por nuk besoj se është e drejtë”.

“Feja nuk është modë”, tha dikush tjetër.

Dikush tjetër e mori më personale dhe shkroi: “Kam mëse të drejtë të ndihem i ofenduar! Unë lutem. Besoj në Zot dhe jam i bekuar. Nuk shkoj çdo ditë në kishë dhe nuk predikoj, por besoj në Zot, lutem, të njëjtën gjë bëjnë dhe fëmijët e mi. I dua Kourtney-n dhe Travis-in, por fustani i Dolce & Gabbana nuk ishte i përshtatshëm”.

Sigurisht, diskutimi vijoi edhe me akuza ndaj Dolce & Gabbana, ku njerëzit pretendojnë se “po përpiqen të ngjallin markën e tyre”.

Shpërndaje në: