Njerëzit e vetmuar janë në rrezik të madh shëndetësor
Edhe pse disa studime të mëparshme kanë treguar një lidhje në mes të njerëzve të vetmuar dhe vdekjeve të parakohshme, një analizë e re tregon korrelacionin në mes të vetmisë me një rritje të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës dhe goditje në tru.
Auditimi i 23 studimeve me 181,000 pacientë ka treguar se ata me lidhje të dobët sociale, izolimi dhe vetmia kanë një rrezik 29% më të lartë për sëmundje koronare të zemrës dhe rrezik 32% më të lartë për sulm në tru.
Shkencëtarët thonë se vetmia dhe izolimi ndikojnë në vetë-efikasitetin, zvogëlojnë aktivitetin fizik dhe rrisin rrezikun e rritjes së përdorimit të cigareve dhe alkoolit, transmeton KosovaPress.
Vlerësohet se në vendet më të zhvilluara këto karakteristika sociale janë arsyet e mundshme për dy shkaqet kryesore të vdekjes dhe aftësisë së kufizuar.
Rezultatet kanë treguar se cilësia dhe sasia e dobët e rrjeteve shoqërore përbën një rrezik të madh për shëndetin e çdo individi.
Në 16 baza të të dhënave të 23 studimeve, ishin 4,628 njerëz të diagnostikuar me sëmundje koronare të zemrës dhe 3002 njerëz me goditje në tru. Ka pasur shumë raste të njerëzve me rrezik të rritur për sulm në tru dhe për sëmundje kongjenitale të zemrës. Është alarmante që numri në shumë vende po rritet vazhdimisht.
Hulumtimi zbulon se sëmundja kongjenitale e zemrës shoqërohet me faktorë të tjerë të njohur të rrezikut psikosocial, të tilla si ankthi, andaj konsiderohet se faktorët socialë të pacientëve duhet të përfshihen në edukimin e punonjësve shëndetësorë.
Së fundi, në përputhje me rëndësinë e kujdesit të përgjithshëm shëndetësor të pacientëve me theks të veçantë në parandalimin dhe shëndetësore mbikëqyrjes, një hulumtim shtesë mund të ndihmojë në identifikimin e statusit social të pacientëve.
Është e rëndësishme që njerëzit e moshuar të ndërveprojnë dhe pas daljes në pension me kolegët e tyre. Tubimet e familjes, lagjes dhe pensionistëve dhe aktivitetet e përbashkëta janë të rëndësishme. Të moshuarit po ashtu duhet të jenë aktivë duke shikuar TV, duke lexuar, dhe duke pasur hobi të ndryshme si mbushja e fjalëkryqeve, loja Sudoku …