Njerëzit e vebër a mund të shohin në ëndrrat e tyre?
Njerëzit të cilët janë të lindur të verbër, ose bëhen të verbër në fillimin e jetës (para moshës deri në shtatë vjet), nuk përjetojnë imazhe vizuale kur ëndërrojnë.
Njerëzit që janë bërë të verbër më vonë zakonisht ruajnë disa imazhe vizuale kur ëndërrojnë – por më pak sesa individët që shohin.
Një studim nga studiues danezë zbuloi se, sa më gjatë që dikush ka qenë i verbër, aq më pak gjasa ka që ata të shohë në ëndërr.
Ndërkohë që, ata që kanë lindur të verbër nuk mund të shohin në gjumë, ata gjithësesi kanë më shumë gjasa që të përjetojnë komponentë të dëgjimit, nuhatjes, shijes, dhe prekjes, se sa njerëzit që shohin. / horizonti.al