“Njerëzit e trashë hanë shumë sepse e shijojnë më pak ushqimin se njerëzit e hollë”
Njerëzit në mbipeshë e shijojnë në të vërtetë më pak ushqimin se njerëzit e hollë, ka zbuluar një studim i ri, transmeton Periskopi.
Ky kërkim, i përbërë nga një ekip i Universitetit të Bangorit në Wales, gjeti se njerëzit e hollë dhe ata të trashë nuk kanë ndonjë ndryshim sa i përket shpeshtësisë së ndjenjës së urisë që përjetojnë gjatë ditës.
Sidoqoftë, ndërsa njerëzit e shëndetshëm [të hollë] prireshin që të hanin kur ishin të uritur dhe thonin se ishin kënaqur me ushqimin e tyre: njerëzit e trashë kishin thënë se ushqimi nuk i kishte shijuar.
Prandaj, ata hanin sërish kur ndjenin një farë urie për ndonjë ushqim të veçantë, por pa u ndjerë të urit – dhe kishin thënë se nuk e kishin shijuar atë ushqim aq sa njerëzit e hollë.
Shkencëtarët thanë se kjo e shpjegon pse njerëzit e trashë hanë më shumë se të hollët: ata duan që të kompenzojnë për ndjenjën e moskënaqjes. /Periskopi