Njerëzit e thjeshtë bëjnë 50 tentime për gol kundër mbrojtësit dhe portierit të PL, ja sa gola shënuan
Dyshja e Watfordit, Ben Foster dhe Will Troost-Ekong kanë demonstruar sa e vështirë është të shënosh kundër një portieri dhe mbrojtësi të Premier Leagues.
Dyshja iu bashkua dyshes së njohur në YouTube, ChrisMD dhe TBJZL për një sfidë në kanalin e të parit. Në video, ata shikojnë sa gola mund të shënojnë nga 50 tentime një kundër një.
Derisa është zbavitëse të shikohet, videoja gjithashtu nënvizon sa të mirë janë futbollistët elitarë.
Çështja ishte se Chris dhe Tobi nuk duhej të kalonin vetëm Troost-Ekong, kapitenin e Nigerisë, por gjithashtu edhe Ben Fosterin.
Shënimi qoft edhe i një goli do të ishte arritje.
Aq e vështirë ishte sfida sa që rregullat u desh të ndryshoheshin pas 16 tentativave të dështuara.
Troost-Ekong më nuk u lejua të futej në zonë, që nënkupton se ai do të mundohej të ndalonte Chrisin dhe Tobin para se të futeshin në zonë.
Ndryshime të tjera erdhënb në vazhdim. Më vonë në video, dy YouTuberët mund të pasonin topin prapa Troost-Ekong, i cili do të mundohej t’i mbyllte para se të gjuanin prapa Foster.
Pra, sa gola shënuan ata, shikoni më poshtë.
Në total, ata shënuan katër gola nga 50 tentime. Jo shumë, por marrë parasysh vështirësinë e sfidës, është rezultat mjaft i mirë. /Periskopi.com/