Njerëzit e suksesshëm asnjëherë nuk humbin energji në këto katër gjëra
Ekziston një e vërtetë e thjeshtë e cila mund të aplikohet te çdo person: ajo se ku e shpenzoni energjinë e definon kualitetin tuaj të jetës.
Nëse ka diçka të cilën njerëzit shumë të suksesshëm e kanë të përbashkët, është se ata janë shumë të zënë për ta humbur kohën në çfarëdo që nuk i afron ata afër qëllimeve të tyre.
Nëse jeni duke u munduar dhe dëshiruar të bëheni pjesë e klubit të njerëzve të suksesshëm, atëherë është mirë të filloni t’i kopjoni disa prej shprehive tyre më të rëndësishme.
Kjo shkon përtej mbajtjes së një fletoreje siç bën Richard Branson apo të meditoni si Steve Jobs.
Për të kuptuar më mirë se për çfarë e kemi fjalën, lexoni më poshtë katër gjërat esenciale në të cilat njerëzit e suksesshëm sigurohen të mos e humbasin energjinë.
Mbajtja e inateve
Elon Musk kishte thënë se “jeta është shumë e shkurtë për të mbajtur inate afatgjate”.
Përderisa është e vështirë të hiqni dorë nga diçka që dikur ka ndikuar negativisht në jetën tuaj, aq më shumë që e sillni atë gjë në mendje, aq më shumë energji ju vjedh për të bërë diçka më të rëndësishme.
Mendimi se nuk ka zgjidhje tjera
Kur Richard Branson dhe gruaja e tij e kishin kuptuar se fluturimi i tyre drejt Puerto Rikos ishte anuluar, ata dukej sikur nuk kishin shumë opsione në tavolinë.
Përderisa pasagjerët tjerë kishin filluar të ankoheshin, Branson e kishte marrë me qira një aeroplan të vogël dhe ua kishte shitur secilën ulëse për 39$ pasagjerëve të të njëjtit fluturim për ta paguar qiranë.
Personat e suksesshëm janë të përqendruar të krijojnë gjëra të reja të cilat mund ta ndryshojnë botën, andaj duhet të mendoni si të tillë.
Ankimet dhe fajësimet…
Personat shumë të suksesshëm kanë tendenca të besojnë se janë 100% në kontroll të jetëve të tyre dhe se ankesat vetëm sa ua dobësojnë fuqinë dhe vlerën që kanë. Ata kursejnë kohë duke mos u ankuar për asgjë dhe nuk i fajësojnë tjerët për gjërat e gabuara që kanë ndodhur.
Siç kishte thënë edhe Tony Robbins, “liderët e shpenzojnë 5% të kohës në problemin e krijuar dhe 95% të kohës për zgjidhjen e atij problemi”.
Personat e suksesshëm nuk qëndrojnë në zonën e komfortit
Me gjithë kohën deh energjinë që e keni shpenzuar duke ëndërruar se çfarë mund të arrini, me siguri se mund t’i shfrytëzonit ato për të arritur diçka.
Fakti është se, duke qëndruar komfort me atë se çfarë veçse keni, ju nuk ndryshoni asgjë.