Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman është i vendosur të ndalojë hixhabin pasi është “i huaj” për kulturën e tij.
Taxhikistani ka pasur prej kohësh një ndalim jozyrtar për veshjen fetare në institucionet publike, por një projektligj i ri do të ndalonte importimin, shitjen, veshjen dhe reklamimin e hixhabit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Madje, ata që shkelin ligjin e ri mund të gjobiten gjithashtu, nga 740 dollarë për individët në 5,400 dollarë për personat juridikë.
Ligjvënësi Mavludakhon Mirzoeva ka thënë se projekt-ligji përfshin një ndalim të rrobave që konsiderohen “të huaja” për kulturën vendase.
Edhe pse i diskutueshëm, projektligji pritet të miratohet dhe të nënshkruhet në ligj nga presidenti Emomali Rahmon.