“Një Vatikan brenda Tiranës” – Rama synon themelimin e një shteti islamik në Tiranë

“Një Vatikan brenda Tiranës” – Rama synon themelimin e një shteti islamik në Tiranë

Kryeministri Edi Rama synon të ndërtojë një shtet të stilit të Vatikanit për bektashinjtë në Shqipëri, si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.

Nëse një plan i tillë bëhet realitet, do të kemi në Tiranë shtetin më të vogël në botë.

Në një artikull për këtë temë, New York Times thotë se shteti i ri do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin me madhësinë e pesë blloqeve të qytetit të Nju Jorkut dhe do të lejojë alkoolin, t’i lejojë gratë të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla të stilit të jetesës, transmeton Top Channel.

“Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen”, tha kleriku Edmond Brahimaj, i njohur nga ndjekësit si Baba Mondi, duke shpjeguar se si synon të sundojë mbi një copë toke prej 10 hektarësh që Shqipëria dëshiron ta kthejë në një shtet sovran me administratën dhe kufijtë e saj.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, tregon se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

“Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi”, tha Baba Mondi, i cili nderohet nga miliona në mbarë botën me titullin e tij zyrtar, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba.

Ai është udhëheqësi kryesor i Bektashinjve, një rend sufi shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por tani me qendër në Shqipëri.

Në një intervistë për NYT, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai.

Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut, raporton NYT.

Shpërndaje në: