Një ‘trend’ i ri midis hajdutëve: Ata vjedhin timonët për shkak të jastëkëve të ajrit
Pas katalizatorëve, të cilët janë vjedhur për shkak të metaleve të çmuar në to, timonët e veturave janë shënjestra e re e hajdutëve në SHBA.
Mania për katalizatorët dhe materialet e çmuara në to është aq e madhe sa në disa pjesë të botës ata vidhen intensivisht nga veturat. Tani ekziston një trend i ri, i cili filloi në Amerikë, dhe kjo është vjedhja e timonit nga vetura.
Gjegjësisht, në Detroit dhe zonën përreth, shumë pronarë të veturave ishin viktima të këtyre vjedhjeve, më së shpeshti ata që posedojnë një Chevrolet Malibu dhe Equinox, transmeton Telegrafi.
Si të shpjegohet fenomeni i ri që ka mbizotëruar në mesin e kriminelëve? Përgjigjja është – një pandemi e coronavirusit!
Sigurisht, coronavirusi është fajtor për gjithçka, përfshirë mungesën e jastëkëve të ajrit, sepse fabrikat janë mbyllur për një kohë të gjatë, dhe tani ato nuk mund të plotësojnë kërkesën.
Thuhet se, mekanikët paguajnë mirë në tregun e zi në mënyrë që të marrin çanta ajri të vlefshme dhe hajdutët do të jenë gati t’i dorëzojnë ato duke hequr të gjithë timonin në të cilin ndodhet jastëku.
Në modelet Chevrolet, një timon i ri me një jastëk ajri kushton më shumë se 1,500 dollarë dhe imagjinoni sa do të duhet të paguani akoma për një timon nga një Audi A8 ose një BMW X6?! /Telegrafi/