Një tregim për Albinin, Aleksandrin e Gjergjin

Një tregim për Albinin, Aleksandrin e Gjergjin

Shkruan: Dardan Gashi

Thonë se miku mikut i ngjan me vite para se të takohen. Por ndodhë që edhe armiqtë të jenë kopje e njëri tjetrit.

Jo rrallë në histori ka ndodhur që armiq të përbetuar, në emër të ideologjive e parimeve të ndryshme kanë sakrifikuar miliona jetëra njerëzish, në realitet të jenë si binjakë në brendësinë e tyre.

Për shembull Albini e Aleksandri, që të dy ishin zëdhënës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Njëri zëdhënës i një ushtrie guerile veteranët e së cilës sot i tallë,  përçmon e ofendon. Një guerile të cilën ky e braktisi në mes të rrugës dhe që prej atëherë filloi me një luftë të pashoqe kundër të gjitë udhëheqësve politik e ushtarak të rezistencës shqiptare dhe kundër çdo gjëje që është ndërtuar e arritur prej 1998 deri më 2019.

Çdo gjë që është ndërtuar pa Albinin është e pavlerë përfshirë këtu edhe luftën e shtetin e Kosovës!

Tjetri ishte Ministër për Informim i Millosheviqit dhe ushtrisë së tij kriminale  të cilën ky me zell e rritë dhe e armatosë çdo ditë.

Njësoj sikur kolegu i tij në Prishtinë, Aleksandri karrierën e filloi me ideologji të mëdha, partia e tij radikale e Serbisë për qëllim primar kishte krijimin e Serbisë së Madhe.

Njësoj sikurse Albini, ky nuk luftoi asnjë ditë me armë  për këtë kauzë përvec luftës së njohur e të shëmtuar kundër gazetarëve e mediumve gjatë kohës sa ishte ministër i Millosheviqit.

Që të dy, fillimet e viteve 2000 i kaluan duke agjituar e nxitur qytetarët e vendeve të tyre kundër Perëndimit. Aleksandri ishte në ballë të luftës kundër integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe afrimit me Rusinë, në kohën kur Albini villte vnerë kundër Ahtisarit, BE e ShBA dhe kërkonte bashkim me Shqipërinë.

Në vitin 2010 që të dy bëjnë kthesa të mëdha: Nacionalisti i madh serb, Aleksandri e thotë të pabesueshmen: thotë se turpërohet për krimet serbe në Srebrenicë dhe për punën e tij si zëdhënës i Millosheviqit!

Albini po ashtu befason duke pranuar institucionet e shtetit të Kosovës kunder të cilave vite me radhë kishte ushtruar dhunë e fushata denigruese, por për dallim, ky nuk turpërohet fare as atëbotë e as sot për dhunën e dramat e tij absurde!

Si Aleksandri edhe Albini që nga ky moment fillojnë gradualisht t’i zëvendësojnë temat e ‘”mëdha”  – të cilat e kishin humbur interesimin nga qytetarët e të dy vendeve -me luftën për kapjen e pushtetit!

Për vetëm pak vite, që të dy ngriten shpejtë dhe paralelisht. Kur Aleksandri më 2014 arrin majat e pushtetit në Serbi duke u bërë Kryeminister, partia e Albinit tashmë është fuqi serioze politike në vend. Kur më 2017 Aleksandri arrin maksimumin duke u bërë president i Serbise, partia e Albinit arrin të pabesueshmen duke dyfishuar votat dhe bëhet de-facto partia e parë në vend.

Kur Albini përfundimisht fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër Aleksandri tashmë është i plotfuqishëm dhe i pakontestueshëm në Serbi!

Rastësi apo jo, sikur të bashkudhëhequr nga një dorë magjike, rrugëtimi i të dyve është si të ishte i vendosur në të njejtën binarë treni, që nga zëdhëndësitë e dështuara më 1998 deri ne triumfet aktuale, ku njëri morri 51 e tjetri 58 perqind!!

Ngjashmëritë mes tyre nuk janë vetëm biografike: Opozita dhe komentatorët e të dy vendeve, ndaras që të dy i karakterizojne kryesisht si autoritarë dhe demagog me prirje narcisoide. Profesori Bojan Pajtic për Aleksandrin thotë kshtu: “… ne krye të vendit kemi njeriun i cili vazhdimisht prodhon kriza, ngrit tensione dhe krijon atmosfera kataklizme… që pastaj kinse t’i zgjidh ato si një lloj Supermeni”.

Ky definicion vlenë fatkeqësisht edhe për Albinin tonë!

Tani kur të dy kanë arritur majat e pushtetit , të dyve po u kruhen duart të luajnë me zjarr.

Të dy kanë shtrënguar boritë e luftës dhe po tentojnë të shtijnë frikën në palcën e qytetarëve te rraskapitur nga pandemia e nga krizat e njepasnjëshme ekonomike!

Albini ynë psh, si mjeshtër i sajimit të krizave të panevojshme qysh si opoztar, tani per afër dy vjet qeverisje ka arritur të nxis përçarje mes qyteterëve pikërisht aty ku qeveria ka rol diametralisht tjetër: Është në luftë të hapur me të gjitha sindikatat e vendit; hapi luftë të padinjitetshme kundër veteranëve, inskenoi drama me kodin civil duke dirigjuar një pjesë të deputetëvë që kinse luajne opozitën dhe së fundmi duke orkestruar me deputetët e tij islamist hapi fushatën e shamive për të lansuar edhe një problem tjetër të paqene por me potencial të rrezikshëm konflikti qytetar. Përcjellese e pandashme e betejës së tij përçarëse, është edhe lufta permanente kundër mediave te lira në vend dhe natyrisht lufta inatçore kundër Kryeministrit Rama!

Të gjitha këto mbase i inskenon për të mbuluar mos-suskseset rekorde të qeverisë së tij. Por mbase zëdhënsi i dështuar i luftës ka një hall tjetër: Si secilin lider ballkanik,  posaçërisht Albinin e mundon ideja se ku do ti bëhet vendi në librat e historisë. Pavarësisht fitores elektorale dhe hallakamve që inskenonte rrugëve të Prishtines, për të historia ende ka vend vetëm si një fusnotë, Albini ende nuk ka ndonjë vepër që të meritoj të përmendet edhe pas të themi 300 apo 500 vjetëve! Ibrahim Rugova, Hashim Thaci, Adem Jashari po.

Albini Kurti, duke qenë i bindur se është një dhuratë hyjnore për njerëzimin, nuk mund të gëlltit faktin që Rugova e Thaci të përjetësohen e ky jo! Prandaj ka filluar të flas e sillet si nje Gjeneral qe do ta udhëheq betejën e fundit dhe vendimtare, që do ta ketë edhe ky luftën e tij për ta mposhtur perfundimisht Rugovën e Thacin dhe të marr vendin e merituar në analet e historisë. Për këtë në ndihmë i del bashkerrugëtari i tij i vjetër, Aleksandri i cili poashtu vuan nga i njejti kompleks i madhështisë.

Për këtë teatër absurd edhe rolet i kanë të ndara; njëri është Putini e tjetri Zelenski.

Të gjithë ata që kanë menduar se Albini është futur në politikë e qeveri për ta përmirsuar shëndetësinë, arsimin, ekonomie… mashtrohen. Albini në politikë ka hyrë për të futur në histori pavarësisht çmimit që e kanë paguar dhe do ta paguajnë të tjerët për të.

Në ëndrrën e tij një ditë qytetarët do të shkojnë te përmendorja e Gjergjit, pranë së cilës kalon çdo ditë për të shkuar në zyrë, dhe do ta largojnë atë duke vendosur shtatoren e Albinit si të shqiptarit më të madh të të gjitha kohërave. Ëndërr kjo qe e kanë edhe disa deputet e partiak të tij Eurofob, Neootoman e Islamist, qe atë përmendore ta copëtojnë, shkrijnë e me bronzin e saj të mbulojnë kulme minaresh!

 

 

Shpërndaje në: