Një tjetër sulm në Gjermani: Theret me thikë politikani i AfD-së

Një tjetër sulm në Gjermani: Theret me thikë politikani i AfD-së

Në Manhajm të Gjermanisë, një kandidat për këshillin lokal nga radhët e AfD-së u sulmua me thikë të martën në mbrëmje.

Burri është plagosur, siç mësoi të mërkurën Agjencia Gjermane e Shtypit.

Ndërkaq, autori është arrestuar.

Vetëm disa ditë më parë, më 31 maj, pati një sulm brutal me thikë në Manhajm. Afganistanasi Sulaiman Ataee (25-vjeç) vrau një oficer policie dhe plagosi disa persona.

Shpërndaje në: