Një tjetër person thotë se Ellen DeGeneres s’është ashtu siç duket
Ish-truproja e Ellen DeGeneres është personi i fundit që i shtohet numrit të njerëzve që akuzojnë Ellen se nuk është si shfaqet në ekran.
Në një intervistë për Fox News, Tom Majercak – i cili u caktua që të shoqëronte bashkëshorton e Ellen, Portia De Rossi, në ceremoninë e çmimeve Oscar në 2014-n – përmblodhi kohën e shkurtër të punës me Ellen.
“Ellen është një nga njerëzit e njohur me të cilët kam punuar – dhe unë kam punuar me shumë prej tyre – e cila as nuk më përshëndeti,” u shpreh ai. Majercak tregoi se bashkëshortja e Ellen, De Rossi, ishte tepër e sjellshme, ndryshe nga DeGeneres.
“Situata u përkeqësua kur De Rossi më prezantoi me Ellen dhe Ellen më dha një shikim me cep të syrit dhe as nuk më tha ‘përshëndetje’,” shtoi ai duke thënë më pas se “ishte shumë e ftohtë, dinake dhe kishte një sjellje me të vërtetë keqtrajtuese”.
“Kur e shohin në TV, njerëzit bien në dashuri me të, por është e gjitha fasadë. Ajo nuk është personi që portretizohet në shoqëri”.
Majercak tha se akuzat e fundit ndaj Ellen e shtynë që të fliste për përvojën e tij. Muajin e kaluar, anëtarë të stafit të Ellen DeGeneres Show pretenduan se janë mbajtur të painformuar në lidhje me pagesën dhe orët e punës përsa i përket pandemisë së koronavirusit.
Në prill, Nikkie Tutorials, grimierja dhe YouTuber-ja që u intervistua nga Ellen pak muaj më parë, tha për një revistë hollandeze se përvoja e saj në emision la për të dëshiruar.
“Mund të më quani naive, por prisja të mikpritesha me konfeti. Në të vërtetë më përshëndeti një praktikant me nerva që ishte i lodhur,” tha ajo. “Gjithë të ftuarit kishin tualete personale, ndërsa unë jo. Dhe nuk përdorja dot tualetin më të afërt sepse ishte rezervuar për Jonas Brothers. Pse ata po dhe unë jo, mendova. Në fund të fundit, videoja ime mori 8 milionë shikime, ndërsa e tyrja 2 milionë.”
Në mars, njerëz që kanë punuar ose punojnë në industrinë e argëtimit ndanë në Twitter histori me protagoniste Ellen që nxjerrin në pah se moderatorja nuk është njeriu i qeshur dhe i dashur që shohim në ekran. Disa nga historitë:
1. “Ellen ka hundë të ndjeshme dhe kush do që të futet në zyrë dhe t’i flasë, duhet të përtypë çamçakëz. Nëse një punonjës vjen erë sipas saj, detyrohet të shkojë në shtëpi dhe të bëjë dush.”
2. “Një anëtar i stafit të saj më tha se çdo ditë, Ellen zgjedh dikë dhe ia bën jetën ferr. Nuk është faji i punonjësit, thjesht duhet ta durosh. Të nesërmen ia bën jetën ferr dikujt tjetër.”
3. “Pasi punoi për Ellen për 5 vjet, një mikesha ime bëri një fëmijë dhe gjeti një punë më të mirë me më shumë përfitime. Ellen iu përgjërua të kthehej dhe pasi u kthye, e pushoi brenda javës pa asnjë arsye. Shoqja ime ngeli pa punë, me një fëmijë dhe pa përfitime.”